English

Operacioni më i madh antidrogë në Itali, i katërti në botë (FOTO)

Gjenovë, 19 gusht, NOA- Një mur kokaine të paktën tre metra i lartë me një vlerë prej 300 milion eurosh i lidhur me një organizatë ndërkombëtare drejtuar nga tregtarët e drogës kolumbiane me degë në Gjermani dhe Spanjë është sekuestruar nga policia italiane në La Spezia.

Kjo është kapja më e madhe e kokainës ndonjëherë, operacioni i katërt në botë për nga sasia dhe vlera e drogës.

Policia italiane ka qenë në dijeni të ngarkesës të paligjshme në anije për më shumë se një muaj.

Duke punuar me hetues doganor, policia italiane ka zbuluar murin e rremë, ndërtuar në mënyrë të përkryer, i cili pas disa ton pllakash fshihte një shumë të madhe kokaine me destinacion Gioia Tauro.

Në kontenierin ku ndodhej muri policia ka vendosur një detektor satelitor duke ndjekur tërë rrugën e kontienerit deri në destinacionin e tij.

Kur anëtarët e organizatës kanë ardhur të marrin mallin policia italiane ka ndërhyrë duke arrestuar pesë personat e akuzuar për trafikim ndërkombëtar: Cristiano Cargiolli, 38 vjeç, lindur në Fivizzano (Massa Carrara), por banues në Madrid, Juan Carlos Romero Perez, 48 vjeç, spanjoll, rezident në Madrid, Alessandro Bernucci, 36 vjeç rezident në Vimercate (Monza-Brianza) dhe Juan Pablo Carvajal Ramirez, 26 vjeç lindur në Medellin, ndërsa i pesti, Alfredo Gradisca nga Avellino është kapur në një fluturim në Pragë me një valixhe që përmbante 175 mijë euro.

Gjithashtu policia italiane ka sekuestruar 10 makina, të regjistruara të gjitha në Gjermani dhe një furgon për njerëzit me aftësi të kufizuara, ku u gjetën 10 kg hashash dhe një shumë prej100 mijë euro. 200 mijë euro u gjetën në jahtin e Cargiolli, njërit prej të arrestuarve. Këto para, sipas zërave, do të shërbenin për të paguar Ferrarin e porositur nga Cargiolli disa kohë më parë.

KOMENTE