English

Oslo, të afërmit e viktimave për herë të parë vizitojnë ishullin e masakrës

Oslo, 19 gusht 2011, NOA- Për herë të parë që pas tragjedisë së 22 korrikut të kaluar në Norvegji, të afërmit e viktimave kanë mundur të vizitojnë ishullin Utoya, pranë Oslos, aty ku Anders Behring Breivick vrau 69 të rinj.

Rreth 500 persona shkuan në Utoya ku çuan lule dhe ndezën qirinj për të parë vendin ku dhanë shpirt të afërmit e tyre.

Gjatë kësaj vizite ata u shoqëruan nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq, psikologë, udhëheqës fetarë të krishterë dhe myslimanë, policë dhe politikanë ku shumë prej familjarëve morën ndihma mjekësore.

a.y/NOA

KOMENTE