E premte, 19 gusht 2011, NOA- Jemi përballë një eklipsi me Zotin, në një lloj harrese, në mos një refuzim i vërtetë i kristianizmit, i cili ekspozon njeriun përpara rrezikut për të humbur identitetin e tij.
Kjo deklaratë erdhi sot nga Papa Benedikti i XVI, në kuadër të javës botërore të rinisë e cila po zhvillohet në Spanjë.
Papa riktheu në vëmendje respektin dhe rreziqet që vijnë nga relativiteti.
Më tej ai ftoi gjithë botën e shkencës për një reflektim të thellë, gjatë fjalës së mbajtur mëngjesin e sotëm para një grupi docentësh në Ecorial, duke shtuar se edhe shkenca ka limitet e saj.
a.y/NOA