Madrid, 19 Gusht 2011 - Në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë në Spanjë, dhjetëra mijëra njerëz i kanë bërë Papës një pritje të përzemërt.
Në sheshin, Plaza de Cibeles, në qendër të Madridit u zhvillua një pritje festive zyrtare për Benediktin e XVI-të, raporton radio DW.
Në aeroport kreu i kishës katolike 84 vjeç, kishte kritikuar ndër të tjera papunësinë e të rinjve, numrin e madh të të rinjve të varur nga droga dhe intolerancën në rritje ndaj të kirshterëve.
Vizita katërditore e Papës në Spanjë është e diskutueshme. Një natë më parë mijëra njerëz kishin dalë nëpër rrugë në shenjë proteste kundër shpenzimeve për aktivitetin e kishës, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend.