English

Parashikimi i motit për 20 gusht 2011

Tiranë, 19 gusht 2011, NOA- Nesër, dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë vendin por në mesdite parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore të cilat më të theksuara do të jenë në ekstremin verior.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe temperatura të larta në ultësirën perendimore dhe vijën bregdetare ndërsa sërish zonat malore verilindore dhe juglindore do të mbeten me kthjellime por dhe vranësira të lehta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte në vlerat maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 16 km/h dhe drejtim Perëndimor- veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa veriore, veriperëndimore dhe Verilindore do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi dhe Britani. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të dominohet Europa Qendrore dhe vendet e Balltikut ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rrufe. Vranësira, shira të dobët dhe stuhi ere do të ketë edhe në një pjesë të Europes jugperëndimore ku problematik do të paraqitet dallgëzimi i lartë në Portugali dhe Spanjë. Ndërsa Rajoni i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere

- Vendet Nordike rrezikohen nga shira intesiv dhe shkarkesa rrufesh

- Spanja do të rrezikohet për stuhi ere dhe dallgëzim të lartë

a.y/NOA

KOMENTE