English

Pasqyra e shtypit, 19 gusht 2011

Tiranë, 19 gusht, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 19 gusht 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “E rrallë, fton dy djem në shtrat grabitet turistja amerikane:, i cili flet për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet. Disa tituj të tjerë janë; “Nuk jam vrasësi, jam filmuar të kullat”, “Ajo nga një fshat i Shqipërisë, ai nga një fshat i Serbisë. A funksionon?”, “Kaos në finalen e Superkupës, Korça lë jashtë tifozët e Partizanit”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Ushtarët grekë, dy varrezat, truallin do e paguajë qeveria jonë”, i cili flet për vendimin për ngritjen e memorialëve të ushtarëve greke në Shqipëri. Disa tituj të tjerë janë; “Besnik Mustafaj: Berishës i përgjërohem të mos e kthejë PD në një parti rrogëtarësh, në 1996 na bënë gjëmën”, “Vendimi, kush fiton gjyq me institucionet i merr paratë në thesar”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “Holtkemper: 8 maji, pa standarde”, i cili pasqyron intervistën e ambasadores gjermane në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Gjykata e Dibrës, Minatorët të nxirren me forcë nga galeria”, “Vrasja në Kamzë, për dy këngëtare”, “Shqiptarët të zhytur në borxhe, 1 në 3 familje me kredi në banka”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Skandali i ministrisë, milionat nga kalaja që u shit 1 mijë euro”, i cili flet për përfshirjen e deputetit të PS-së, Gjovalin Kadali dhe Ministrisë së Turizmit në shitjen e Kalasë së Akrolisit. Disa tituj të tjerë janë; “Dëshira Subashi, ish-qitësja e kombëtares nënkryetare e KQZ-së”, “Kristo Frashëri: Athina Ndryshoi historinë e Epirit, historianët e hedhin poshtë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Zbllokohen lejet e ndërtimit në Tiranë, i cili i referohet deklaratës së djeshme të kreut të qeverisë për krijimin e mundësive që lejet e ndërtimit të jepen me “One Stop Shop”. Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Ikën tersi, Tirana fiton Superkupën”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE