English

Serbia kërkon kredi nga FMN-ja

Beograd, 19 gusht, NOA - Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se vendi i tij do të kërkojë kredi prej një miliard eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bozhidar Gjeliç tha se kredia do të jetë një garanci për investitorët e huaj. Një delegacion i FMN-së po qëndron në Beograd për të negociuar mbi marrëveshjet e kredisë së re.

Negociatat pritet të zgjasin deri në dy javë. Serbia më parë ka marrë kredi prej 3 miliardë eurosh nga FM, e cila ka përfunduar në muajin prill.

NOA/RFE

KOMENTE