English

Tahiri me ambasadorin e SHBA: Ndërhyrja në veri, në favor të qytetarëve të atjeshëm

Prishtinë, 19 gusht 2011 NOA - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pritur sotnjë takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës z. Christopher Dell, raporton korrespondentja e agjencisë NOA. Në takim ishte i pranishëm edhe z. Michael Murphy, zëvendës ambasador.

Në këtë takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend dhe ndryshimet e fundit pozitive që ka bërë Qeveria e Kosovës pas veprimeve të gjithanshme për forcimin e sundimit të ligjit dhe sovranitetit në pjesën veriore të vendit duke rritur sigurinë, rendin dhe cilësinë e jetës për gjithë qytetarët e vendit

Tahiri siguroi se rivendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit është në favor të qytetarëve atje, duke theksuar gatishmërinë e Qeverisë për të rritur investimet në këtë pjesë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimin në përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe të vet Ambasadorit Dell për fuqizimin e shtetit Kosovës duke siguruar se Qeveria e Kosovës është maksimalisht e angazhuar për ndërtimin e një shteti mbi parime euro-atlantike.

Ajo më pas tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit tregtar me Serbinë ishte një vendim legjitim që pasoi pas dështimit të Serbisë për njohjen e vulave të doganave të Kosovës dhe pas një tolerance trevjeçare në asimetrinë tregtare.

Tahiri tha se Kosova mbetet e përkushtuar që ta avancojë axhendën e saj në politikën e jashtme për fuqizimin e aleancave me SHBA-të, vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, dhe vlerësoi shtimin e numrit të njohjeve.

Në takim u vlerësua se ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e Kosovës është e drejtë kushtetuese e institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe sundimi i ligjit dhe kontrolli i kufjeve janë vlera me të cilat dallohen shtetet e suksesshme në mbarë globin.

Në anën tjetër Ambasadori Dell tha se përgëzon Qeverinë për sukseset e arritura dhe se fton për shtim të angazhimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe fuqizimit të shtetit. Ai tha se SHBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin forcimin e shtetit të Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

a.b/NOA

KOMENTE