Prishtinë, 19 gusht 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në një takim ministrin e Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer.
Në këtë bisedë temë kryesore ka qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e arsimit.
Më tej Thaçi në emër të Qeverisë falenderoi ministrin turk për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, në të gjitha fazat.
Sakaq kreu i qeverisë kosovare theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë është i shkëlqyer duke shprehur më tej se ky bashkëpunim do të thellohet në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e arsimit dhe shkencës.
Ndërkaq nga ana e tij, ministri turk Dinçer, e falenderoi Thaçin për pritjen e ngrohtë duke theksuar gatishmërinë e shtetit të tij për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
a.y/NOA