Vlorë, 19 gusht 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit bregdetar të Vlorës prangosën dy persona të shpallur në kërkim për plagosjen e një 47-vjeçari nga Dukati i Orikumit në Vlorë.
Ngjarja për të cilën dy personat akuzohen ka ndodhur në 13 qershor të këtij viti për motive pronësie.
Dy të arrestuarit janë Zamir Xhumedin Goxho, 47-vjeç, lindur në Vlorë e banues në Orikum dhe Hasan Sybi Myrtaj 56-vjeç, banues në fshatin Trevllazër.
Sipas policisë Zamir Goxho dhe Hasan Myrtaj pas një konflikti pronësie në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur rëndë 47-vjeçarin I. H, banues në fshatin Dukat, në Orikum.
Gjykata e Vlorës i dënoi ata me nga 3 vjet 6 muaj burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.
mit/NOA