English

Zv/kryeministri kryen inspektim në Arkivën e Shtetit

Prishtinë, 19 gusht 2011 NOA - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, vizitoi Agjencinë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me ç’rast u takua me kryeshefin e këtij institucioni, Ramë Manaj.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi ofroi mbështetjen dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, premtoi angazhim të plotë në punë, në mënyrë që ky institucion të kryejë funksionin e vet në bazë të mandatit që ka.

e.t/NOA

KOMENTE