Kabul, 20 gusht 2011, NOA – Një aksident i rëndë është shënuar sot në Afganistan kur një autobus pasagjerësh ka përfunduar poshtë një shpati mali pranë provincës së Kandaharit duke u marrë jetën të paktën 35 personave.
Mes viktimave ka gara e fëmijë.
Bilanci i aksidentit shënon edhe 26 të plagosur rëndë.
Lajmin e bënë publik autoritetet e zonës.
Sipas zëdhënësit të autoriteteve lokale të Kandaharit Zalmai Ayubi, autobusi ishte i mbingarkuar me pasagjerë gjë që shkaktoi rrëshqitjen e tij në një greminë disa dhjetra metra nën shpatin e malit.
Rrëshqitja e autobusit që u mori jetën dhunshëm 35 personave ndodhi në të kthyer të autostradës që lidh Kabulin me qytetin jugor të Kandaharit në rajonin e Dandit.
mit/NOA