E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Presidenti i Sirisë Bashar al Assad, pritet të flasë nesër lidhur me situatën e ditëve të fundit në vendin e tij.
Deklarata e kreut të shtetit pritet të jepet në televizionin shtetëror, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore Sana.
“Presidenti Bashar al Assad do të japë të dielën një intervistë në televizionin sirian lidhur me situatën në Libi”, njofton agjencia shtetërore Sana.
a.y/NOA