Prizren, 20 Gusht 2011 NOA – Prej një jave, familja në Prizren e kërkonte dhe thirri për ndihmë policinë lokale që të mundësohej gjetja e saj. U deshën shtatë ditë që gruaja e re të gjendej dhe të konfirmohej se është shëndoshë e mirë.
Protagoniste e denoncimit për zhdukje është një qytetare e Prizrenit, banuese në rrugën “Jeta e Re” të këtij qyteti, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Më 13 gusht ajo u denoncua se ishte larguar nga shtëpia në rrethana të mistershme.
Policia lokale e shpërndau identitetin dhe foton e saj në të gjitha rajonet policore dhe sot u konfirmua se e reja është duke bashkëjetuar me një burrë në fshatin Dumnicë e Mesme –Vushtrri.
Policia konfirmoi se mori në pyetje të denoncuarën si të zhdukur dhe veçmas edhe të dashurin e saj dhe arriti në përfundimin se largimi dhe bashkëjetesa po bëhej me dëshirën e tyre.
a.b/NOA