English

Djali godet me thikë babanë për të mbrojtur nënën nga dhuna

Durrës, 20 gusht 2011, NOA- Krimi brenda familjes këtë herë ka trokitur në një familje durrsake, ku djali 18 vjeçar ka qëlluar me thikë babanë e tij.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se shkak për këtë ngjarje ka qenë një grindje babait dhe nënës ku bashkëshorti ka nisur të qëllojë dhunshëm gruan e tij, por kjo zënkë ka degraduar më tej duke bërë që djali i revoltuar të marrë thikën dhe të godasë babanë e tij, i identifikuar si Shpëtim Veçani.

Menjëherë pas kësaj të babai i plagosur është dërguar me urgjencë në spital ku dhe po merr ndihmën e shpejtë.

Ndërkaq uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bën shoqërimin e autorit të kësaj ngjarje, duke vijuar më tej hetimin për ngjarjen.

Sakaq sipas dëshmisë së dhënë uniformave blu, i riu deklaroi se e bëri këtë veprim për të shpëtuar nënën nga rrahja barbare e të atit.

a.y/NOA

KOMENTE