English

Fatmir Sejdiu kërkon rikthimin në krye të LDK-së

Prishtinë, 20 gusht 2011, NOA - Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish – Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, është duke punuar intensivisht që të përgatisë terrenin për të rimarrë postin e të parit në partinë që kishte drejtuar deri në nëntor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën me dije gazeta kosovare “Zëri”.

Njëri nga deputetët e LDK-së, i cili nuke deshi të identifikohej i tha kësaj gazete se Fatmir Sejdiu aktualisht është duke punuar me intensitet të plotë, gjë e cila më së miri vërehet tek dega e Gjakovës.

“Sipas informatave që kam unë, Fatmir Sejdiu është duke bërë shumë punë. Përveç degës në Gjakovë, ai është duke punuar edhe me degë tjera”, tha po i njëjti burim.

Sipas tij Sejdiu po takohet edhe me kryetarë të degëve të partisë në rrethe, ndërkohë që kryetari aktual i LDK-së, njëherësh kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa është bunkerizuar në raport me anëtarët e tjerë të partisë.

KD/mit/NOA

KOMENTE