SHBA, 20 Gusht NOA - Zakonisht, një person bënë gjithçka për tu dobësuar, por amerikania 32-vjeçare Susanne Eman ka si objektiv të bëhet gruaja më e shëndoshë e të gjitha kohërave.
Ta shikosh të ulur në divanin e saj së bashku me fëmijët Gabriel dhe Brendin dhe qenin Sisco, së bashku me 330 kilogramët që vihen në pah, duhet theksuar se është në një rrugë të drejtë për të arritur këtë rekord edhe pse për ta mposhtur do ti duhet shumë: të paktën dhe 400 kilogramë për të arritur peshën e 730 të tilla.
Susanne ka bërë një llogari dhe ka pohuar se diçka të tillë mund ta arrijë në moshën 41 ose 42 vjeçare.
Falë ditës së bollshme që po merr me rreth 22 mijë kalori në ditë, takimi me peshoren është shumë pranë, megjithëse objektivi kryesor është ai i kalimit të 360 kilogramëve brenda fundit të këtij viti.
“Do të dëshiroja jashtë mase të zbuloja nëse arrihet njerëzisht pesha e 1 toni”, - ka deklaruar Susanne, që është shumë e njohur mes “Super Size Big Beautiful Women”.
r.b/NOA