English

Humb kontrollin, një vajzë përfundon me makinë brenda një shtëpie

Malishevë, 20 gusht 2011/NOA/ – Qëllimi i udhëtimit të ndërmarrë ishte të shkonte në shtëpinë e saj në Malishevë, por rrugës ka devijuar dhe e ka çuar makinën... në një shtëpi.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në orën 17.15 në afërsi të fshatit Astrazub, pranë Malishevës.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se një vajzë e re, ndërsa ishte duke drejtuar një makinë tip veturë me targa lokale, 19 si pasojë e vozitjes së pakujdesshme ka humbur kontrollin dhe është dalur nga rruga duke u përplasur në një shtëpi.

Nga goditja e fortë kanë shpërthyer muret e shtëpisë dhe makina së bashku me drejtuesen e saj si dhe dy femra të tjera që gjendeshin si pasagjere, ka përfunduar në mjediset e brendshme të shtëpisë.

Nga incidenti janë plagosur që të tre femrat që gjendeshin në makinë, kurse nga pjesëtarët e familjes së banesës së dëmtuar nuk pati viktima pasi nuk gjendeshin aty në momentet e aksidentit.

Pas pranimit të ndihmës së parë mjekësore dy të lënduara u kthye në shtëpi, kurse e lënduara e tretë është ndaluar për trajtim mjekësor në klinikën e Ortopedisë.

a.b/NOA

KOMENTE