E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Të gjithë ata që mendojnë se kafshët nuk janë inteligjente, duhet të mendohen dy herë kur të shohin veprimet e elefantit 7 vjeç i ftuar nga kopshti zoologjik Smithsonian National Zoo në Uashington.
Kandula, është ky emri i elefantit i cili ka lënë pa mend kujdestarët i cili krijon shkallë për të arritur më shpejt tek ushqimi.
Por ky nuk është veprimi i vetëm që bën elefanti, pasi sipas kujdestarëve të tij Kandula tregon se është në gjendje të krijojë një problem si dhe ti gjejë zgjidhjen atij.
Një revolucion i vërtetë për studiuesit e kafshëve të cilët në revistën Plus One, shkruajnë: “Nëse mënyra e të vepruarit e Kandulës është vërtetë intuitive, kjo do të ishte një temë e rëndësishme për tu diskutuar. Edhe pse deri më tani arsyet e veprimeve të tilla mbeten deri më tani të panjohura, por sipas këtij studimi demonstrohet se elefantët janë në gjendje që të zgjidhin problemet”.
a.y/NOA