Korçë, 20 gusht 2011, NOA- Një 37 vjeçare me origjinë nga Korça është marrë në mbrojtje nga policia e këtij qyteti pas padisë së bërë ndaj bashkëshortit të saj.
Mësohet se gruaja me iniciale E.S është drejtuar në dyert e policisë së këtij qyteti pas dhunës së pësuar nga ana e bashkëshortit të saj i moshës 41 vjeçare për ta denoncuar atë.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se gruaja në momentin që është paraqitur në polici ka pasur shenja dhune si dhe është shfaqur e frikësuar nga njeriu me të cilin prej disa vitesh ndante jetën.
Menjëherë pas padisë, ndaj 37 vjeçares u lëshua urdhri i mbrojtjes ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, i dyshuar si autor i dhunës nisi procedimi penal.
a.y/NOA