English

Moody’s: Zgjidhja e problemit të pronës do të shtonte investimet

Londër, 20 gusht, NOA - Kompania e vlerësimit financiar “Moody's” vlerëson se Shqipëria është ende vend me rritje ekonomike. Në vlerësimin vjetor të performancës ekonomike, të publikuar dje nga kompania, Shqipëria merr sërish notën B1.

Kompania vlerëson se Shqipëria bënë pjesë në vendet që gjatë 10 viteve të fundit kanë pasur një zhvillim të fortë ekonomik, krahasuar me vendet e gjithë Europës. Ndërkohë që theksohen problemet me borxhin e jashtëm. Klasifikimi B1, pasqyron barrën e borxhit të vendit, si dhe fuqinë e paktë ekonomike e institucionale të tij.

Në raport theksohet se kriza politike dhe shtimi i procesit të integrimit do të mundësonte një zhvillim më të mirë ekonomik. Raporti thekon dhe nevojën për bazën ligjore në lidhje me pronën. "Përmirësimi në këtë drejtim do të jetë kyçi për zhbllokimin e sasive më të mëdha të investimeve, si të brendshme, ashtu edhe nga jashtë, në ekonominë e vendit", sugjeron raporti.

a.k/NOA

KOMENTE