Paris, 20 Gusht NOA - Regjisori franko-kilen Raul Ruiz, është ndarë nga jeta në Paris në moshën 70 vjeçare dhe kjo si rrjedhojë e një infeksioni të marrë në mushkri.
U detyrua të braktiste Kilin pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinochet, ku u strehua menjëherë në Francë nga viti 1973, ku vazhdoi në aktivitetin e tij kinematografik.
Ndër veprat e tij mund të përmendnim: “Tre jetë dhe një vdekje” (1996), me Marcello
Mastroianni.
Në vitin 1997 ai fitoi Ariun e argjendtë në festivalin e Berlinit për “Kronologjia e një Krimi”, me Catherine Deneuve dhe Michel Picoli.
r.b/NOA