English

Nëna e sëmurë me kancer sheh në Skype dasmën e të bijës

Rrjeti social Skype, ndihmon nënën e sëmurë me kancer, Patty Davisson të shohë dasmën e vajzës së saj, Ashley vetëm pak javë para se ajo të humbte betejën me sëmundjen e kancerit

Cincinnati, Ohio, 20 gusht 2011, NOA/Arlinda Koçi - Për Ashley Davisson, u bë e qartë shumë pak ditë para dasmës, se njeriu që do donte patjetër ta kishte afër në ditën më të rëndësishme të jetës, nëna e saj, nuk do të ishte në gjendje të ndiqte ceremoninë.

Nëna e Ashley-t, Patyy ishte e sëmurë me kancer dhe e kishte të pamundur të lëvizte nga spitali për t’ia dorëzuar dorën e vajzës së saj dhëndrit, Beau Broering.

Por, Ashley-t i shkoi ndërmend ideja e përdorimit të rrjetit social Skype.

Kështu nëna e saj 54-vjeçare do të qëndronte në rreshtin e parë gjatë të ceremonisë së martesës dhe do të ndiqte nga afër të gjitha procedurat e lidhjes së kurorës. Ashley dhe Beau, çifti 26-vjeçar, u takuan në shkollën e mesme Harrison në vitin 2000 dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 2006.

Që nga momenti i planifikimit të dasmës, kishin përjetuar një stres tepër të madh.

Por, pasi gjendja e nënës u përkeqësua, Ashley kuptoi që ajo donte patjetër ta ndante këtë gëzim të madh të jetës me të.

Patty ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në gusht të vitit 2009 dhe deri në kohën e dasmës kishte arritur në fazën e katërt.

Ashley tregoi se plani A ishte që ajo të vinte në dasmë me një karrige me rrota.

Ndërsa Plani B ishte që nëna e saj ta shikonte të bijën teksa martohej, përmes Skypit. Plani i fundit C parashikonte që nëna nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoni, prandaj i duhej ta ndiqte atë përmes një videoje.

Për shkak të trajtimeve kimioterapike që po ndiqte, Patyy ndodhej e shtrirë në krevat dhe fatmirësisht teknologjia e spitalit bëri të mundur shikimin e ceremonisë së vajzës së saj, që organizohej në ndërtesën “Manor House”, nëpërmjet internetit.

“Unë nuk e mora vesh deri pas ceremonisë, se nëna ime ishte zhvendosur në “Center Drake” pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar. Por gjithçka shkoi mirë, ajo kishte një laptop në dhomën e saj të spitalit dhe e kishte parë tërë ceremoninë e dasmës së bashku me shoqen e saj më të mirë nga shkolla e mesme. Kjo gjë nuk kishte ndodhur ende deri në momentin që unë fola me të, dhe e pyeta nëse mund të shihte çdo gjë mirë. Por, ajo m’u përgjigj se mundej dhe ndihej tepër e lumtur për gjithçka”, rrëfeu Ashley. Lajmi i keq mbërriti pasi Zznja Patyy ndërroi jetë, vetëm tri javë pasi vajza e saj u bë znj. Broering.

Andrea Boettcher, një mike dhe fotografe, e cila mori pjesë në ceremoni u shpreh për dasmën se gjithçka ishte e bukur dhe tepër emocionale.

Pas ceremonisë ata kishin ngritur laptop-in deri në sallën e pritjes dhe njerëzit kishin ndaluar të bisedonin dhe të flisnin me të.

Ajo kishte dëshmuar çdo gjë. Ajo ishte e mahnitshme dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. “Unë e di, Ashley është e kënaqur për shkak të teknologjisë, që e bëri ta ndante ditën më të bukur të jetës me nënën e saj, Patty-n”, tha mikesha e Ashleyt.

a.k/mit/NOA

KOMENTE