English

Nis zyrtarisht Big Brother 2011 për njerëzit e famshëm

E shtunë, 20 gusht 2011, NOA/ Arlinda Koçi- Drama, tashmë sapo ka nisur, pasi 11 konkurrentët më të rinj të Big Brother 2011, kanë hyrë dje në shtëpinë më të famshme në botë.

Një videoklip i shkurtër ka prezantuar konkurrentët e famshëm duke hyrë në shtëpi, nëpërmjet një shkallë spirale dhe duke u përshëndetur nga zona e kuzhinës prej pelushi, e cila përfshinte gjithashtu një bar, pa dyshim i pajisur plotësisht me pije alkoolike për të gjithë.

Kerry Katona ishte pjesëmarrësja e parë e garës, e cila hyri në shtëpinë luksoze, e përgatitur nga disenjator të talentuar, për njerëzit e famshëm.

Ajo dukej rrezatuese dhe mbante të veshur një fustan të zi mahnitës.

Brian Dowling, ishte konkurrentja e dytë, 30 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, e prezantoi vetveten duke thënë se ishte një person “superaktiv”.

Këtij spektakli të famshëm iu bashkuan edhe persona të tjerë publikë si:

Amy Childs, Tara Reid, Pamela Bach, Sally Bercow, Jedward, Pedi Doherty, Darryn Lyons, Lucien Laviscount dhe Bobby Sabe.

Konkurrentja tjetër ishte aktorja amerikane, Tara Pie, 35 vjeç, e cila para pak ditësh ka publikuar lajmin se e ka ndërprerë lidhjen me ish burrin e saj në SHBA.

Ajo papritmas njoftoi javën e kaluar se ishte martuar me një financier të famshëm bullgar, Zachary Kehayov në një ceremoni në Greqi.

Ylli i njohur i ekranit, Pedi Doherty, 51 vjeç, u bashkua me dy vajzat e para konkurrente, Kerry dhe Tara, duke u thënë të dyja ishin shumë të bukura.

Aktorja Pamela Bach, 47 vjeç, është e njohur si ish gruaja e gjyqtarit të njohur, David Hasslehoff dhe ka luajtur gjithashtu në një serial televiziv, Baywatch, i cili e bëri aktoren edhe më të famshme.

Ndërkohë binjakët irlandeze Jedward aka John dhe Edward Grimes, janë zotuar për të “luftuar për xhelin e flokëve” me vajzat e shtëpisë.

Binjakët 19-vjeçar pranuan se përdornin një shishe xhel në një ditë, për të modeluar flokët e tyre.

Ata mbërritën në shtëpi, të veshur me xhaketa të maskuara me figura tigrash.

Konkurrenti tjetër ishte Jedward, i cili ka mundur të fitojë miliona, pasi humbi në emisionin Factor X në vitin 2006, pas interpretoi në “Vanilla Ice” dhe gjithashtu konkurroi këtë vit në Eurovision.

Një pjesëmarrës tjetër ishte fotografi i njohur australian, i cili u bë i famshëm duke punuar në një agjenci, që subjekt kryesor kishte fotografitë e paparacëve.

Më tej u prezantua me aktorin Lucien Laviscount, i cili ka luajtur rolin e Ben Richardson në filmin “Coronation Street”.

Është konkurrenti më i ri në shtëpinë e famshme dhe duket se do të tërheqë së tepërmi vëmendjen e femrave aty.

Jo më pak i njohur është edhe modeli 25 vjeçar Bobi Sabe, i cili gjithashtu mund të fitojë zemrat e femrave, por ai u shpreh se bëhet i turpshëm kur ka përballë vajza të bukura.

Shtëpia është e mahnitshme, ka një pishinë, një kopsht me një sipërfaqe tapicerie të madhe, një tualet të bollshëm të plotësuar me një mur xhami, një palestër dhe sigurisht nuk mund të mungojë edhe një sauna.

Shtëpia ka 11 shtretër, duke përfshirë 10 të vetëm dhe një të dyfishtë, që do të thotë dy konkurrentët më me fat, do të mund ta ndajnë së bashku krevatin e dyfishtë.

a.y/a.k/NOA

KOMENTE