E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Papa Benedikti XVI u ka kërkuar priftërinjve të ardhshëm që të mos lejojnë që të ndikohen nga ambienti përreth, veçanërisht nga ai ambient i cili e përjashton Zotin.
Në meshën në të cilën merrnin pjesë rreth 5000 seminarist në katedralen e Almudena të Madridit, ai shtoi se priftërinjtë nuk duhet të tundohen nga pushteti, kamja dhe kënaqësia të cilat janë kriteret kryesore nga të cilat varet ekzistenca.
“Mund të ndodhë që t’iu përçmojnë, do ketë edhe nga ata që nuk do ju pranojnë, por vetëm nëse u rezistoni këtyre gjërave do të mund të kuptoni përkushtimin e thellë ndaj zotit dhe jetës së re e cila mund të jetohet shumë mirë pranë Zotit dhe në rrugën e tij, pasi vetëm aty ekziston e vërteta dhe drejtësia sublime. Rruga e priftërinjve kërkon përkushtim, devotshmëri dhe autenticitet dhe ju do të arrini që të bëheni priftërinj vetëm në momentin që do ti kaloni këto sfida, vetëm atëherë Zoti iu thërret që të bëheni ministra të tij, të përkushtuar për tu bindur dhe të jeni në gatishmëri të kishës”, u shpreh kreu i Vatikanit.
a.y/NOA