Tiranë, 20 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 20 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Tkurret buxheti. Kriza, më pak para për pagat dhe pensionet”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Dritëro Agolli rrëfen pengjet e jetës: Doja të bëhesha veteriner”; “Kërcënohet me jetë Ilir Meta, merret në mbrojtje nga forcat speciale”; “Opinion nga Artan Hoxha: Rruga e mundimshme drejt standardeve zgjedhore”; “Zbulohet lidhja e re e Bojken Lakos pas divorcit”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Hipotekat, 120 dosje te Basha”. Më tej në faqen e parë veçojmë titujt: “Greva e urisë: Minatorët smbrapsin përmbaruesit. Pronarja e ACR: Nuk ikim nga Bulqiza”; “Deklaratat e Volfgang Prix të turpshme. Reagon kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli”; “Minoritarët: Të shtyhet përsëri regjistrimi”; “Raporti, DASH: Shqipëria Ok me antiterrorin””; “Vlorë: 1 muaj nga zhdukja e djalit, prindërit denoncojnë zhdukjen”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “SHBA: Shqipëria sukses në luftën kundër terrorizmit”. Argumente të tjerë të faqes së parë të gazetës: “Ëall Street Jurnal. Shtypi amerikan: Investimet në Shqipëri, rritje 300 përqind”; “Gjykata rrëzon policinë: Vladi nuk është vrasësi i Markut”; “Marrëdhëniet: Pozicioni i fjetjes, tregues i marrëdhënies në çift”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “RENEA hyn pas mesnate me dhunë në minierë. Grevistët: Tritol galerisë. Policia arreston në 01.00 pas mesnatës Kolë Nikollajn, Tafë Kolecin e të tjerë”. Në vijim të faqes së parë veçojmë: “Opinion nga Arbër Zaimi: Shteti përballë minatorëve”; Kushërinjtë: Bëmë seks me turisten, na e dhuroi”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “RENEA mësyn Bulqizën. Policia mbërrin me dhunë tek ashensorët”. Argumente të tjerë janë: “Tritan Shehu: Pasaradhësi i Bamir Topit mund të jetë femër”; “I nxehti afrikan në Tiranë, mbërrin në 20 gusht”; “Algeni i BB4 harbohet me femra nudo”; “Ermal Mamaqi ikën nga apartamenti XXL”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA