English

Plumba në kryeqytet, në gjendje të rëndë i plagosuri

Tiranë, 20 gusht 2011, NOA- Goditje me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku një person i seksit mashkull ka ngelur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nga të dhënat paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur në ish-kombinatin Josif Pashko, por nuk saktësohen ende rrethanat e ngjarjes.

Sakaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e të plagosurit.

a.y/NOA

KOMENTE