English

Plumbat në Tiranë, grindje me motive banale

Tiranë, 20 gusht 2011, NOA-(Update) Lidhur me plumbat që plagosën pak më parë një të ri në ish-kombinatin Josif Pashko, dalin të dhënat e para lidhur me ngjarjen.

Uniformat blu të qytetit bëjnë me dije se i plagosuri i cili është dërguar në gjendje të rëndë në drejtim të spitalit është identifikuar si Artur Shabani i moshës 23 vjeçare.

Sakaq po sipas bluve të kryeqytetit mësohet se plagosja Shabanit ka ndodhur pas një sherri banal mes të rinjve, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

a.y/NOA

KOMENTE