English

Policia e Shkodrës: Garanci për votim të qetë, në ruajtje materialet zgjedhore

Shkodër, 20 gusht 2011, NOA- Policia e Shkodrës nëpërmjet një komunikimi zyrtar shprehet se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e një procesi të qetë votimi duke garantuar rend dhe siguri gjatë ditës së nesërme në komunën Shalë.

Në deklaratën e bluve të Shkodrës thuhet se, është organizuar puna dhe është hartuar Plani i Masave, me detyra konkrete, për mbarëvajtjen e përsëritjes së procesit zgjedhor, në 5 qendrat e votimi në Komunën Shalë.

Më tej theksohet se që prej orës 18.00 të ditës së sotme janë marrë në ruajtje materialet dhe objektet zgjedhore, konkretisht 5 Qendra e Votimi dhe 1 KZAZ.

a.y/NOA

KOMENTE