Durrës, 20 gusht 2011, NOA – Kjo e shtunë rezultoi fatale për jetën e një punëtori në portin e Durrësit, i cili humbi jetën në krye të detyrës së tij në port.
38-vjeçari Artan Kalaja ishte duke punuar për rikonstruksionin e njërës prej kalatave të portit të Durrësit, kur skela ku ishte ngjitur u rrëzua duke e zënë përfund.
Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se 38-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave mësohet se punëtori Artan Kalaja banonte në lagjen nr. 8 të Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar ka mbërritur në vendin ku humbi jetën punëtori dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që rrëzimi i skelës që shkaktoi vdekjen e Artan Kalasë dyshohet të jetë aksidental.
mit/NOA