North Yorkshire, 20 gusht 2011, NOA/Arlinda Koçi – Britanikja Alison Bell, 25 vjeç, u ndalua nga stafi i mirëmbajtjes të kalonte mbi një urë, pasi nuk mund të ofronte siguri për peshën e rëndë të saj.
Alison kishte dalë me të dashurin në një park për një shëtitje, kur punëtorja e mirëmbajtjes së urës, e zënë ngushtë, i tha vajzës së re 25-vjeçare se duhet të qëndronte mënjanë dhe të mjaftohej duke parë të dashurin e saj, Andrew se si kënaqej në udhëtimin në “Lightwater Valley Park Theme”, në North Yorkshire, pasi asaj i ndalohej.
Ky poshtërim e mbushi kupën për të, e nuk mund ta duronte më një gjë të tillë.
Sapo shkoi në shtëpi dhe u peshua e kuptoi se problemi i saj ishte vërtet tepër serioz.
Ajo vendosi të ndiqte një dietë të rreptë, duke humbur plot 42 kilogram.
Tani Alison Bell ka një trup shtathedhur.
Pas 3 apo 4 vitesh dietë, çifti ka vendosur të martohet vitin e ardhshëm.
“Unë u përpoqa që të mos e lejoja Andrew-n të më shihte të ndihesha në turp dhe u përpoqa të qeshja, por unë kam qenë duke derdhur lotë. Në kohën kur udhëtimi kishte mbaruar, unë po mundohesha të bluaja diçka në mendjen time dhe vendosa ta ndryshoja këtë problem”, u shpreh Alison.
I fejuari i saj Andrew ndihet shumë krenar për arritjen e të dashurës së zemrës, pasi sipas tij ajo është përpjekur shumë të dobësohet, duke shtuar se tani duket vërtet bukur.
“Për sa kohë që ajo është e lumtur, unë jam i lumtur gjithashtu. Ajo donte ta bënte këtë për veten e saj, kështu që unë e kam mbështetur vendimin që në fillim. Kur të hedhim sytë prapa në fotografitë e vjetra, unë nuk do të mundem të besoj se është i njëjti person, por ajo nuk ka ndryshuar nga brenda, dhe unë do ta dua gjithmonë Alisonin”, rrëfen ai.
a.k/mit/NOA