English

Transmetimi i parë 3D nga hapësira

Itali, 20 Gusht NOA - Transmetimi i parë direkt në video 3D nga hapësira.

Imazhet, që tregojnë brendësinë e një Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, janë kapur më 6 gusht nga një video-kamera e re stereoskopie në një definicion të lartë.

Gjithçka është zhvilluar nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) falë dhe kontributit të kërkuesve italianë.

Video 3D e xhiruar me ERB-2 e zhvilluar nga Techno System (Napoli, Itali) dhe nga Cosine BV (Leida, Vendet e Ulëta) shumë shpejt do të jenë të pranishme në kanalin e ri 3D të Esa në Youtube.

r.b/NOA

KOMENTE