Elbasan, 20 gusht 2011, NOA- Disa vatra zjarri kanë përfshirë një pjesë të madhe të zonës së Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se vatrat e zjarrit kanë përfshirë kryesisht kodrat me ullishte, dhe se një vatër zjarri është evidentuar edhe në Peqin.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë pikasur vatrat e zjarrit dhe kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.
Mësohet se nga ana e tyre janë lokalizuar vatrat e zjarrit dhe po punohet për shuarjen e tyre.
a.y/NOA