Pukë, 21 gusht 2011, NOA - Nikollë Prendi është gjetur sot i vetëvarur në një pemë pranë banesës së tij, 3 muaj pas largimit nga shtëpia.
Familjarët e 36 vjeçarit mendonin se ai do ishte larguar jashtë Shqipërisë, ndërsa kishin vazhduar kërkimet.
Trupi i tij është gjetur i dekompozuar dhe sipas policisë së Qarkut të Shkodrës, Prendi është vetëvarur. Familjarët i kanë pohuar policisë se ai nuk kishte pasur probleme, ndërsa mësohej se vuante nga sëmundja e epilepsisë. Policia ka dërguar kufomën për në spitalin e Pukës, ku po bëhet ekspertiza për të saktësuar rrethanat në të cilën ka gjetur vdekjen 36-vjecari Nikollë Prendi.
a.q/NOA