Nga Andre Glucksmann dhe Marie Holzman
Nga disidentët sovjetikë tek revolucionet e jaseminit, të filluara nga Interneti
Në shikim të parë duket e çuditshme, madje edhe paradoksale, krahasimi i Ai Weiwei me Andrei Saharov. Kur u internua në Nizhny Novgorod (Gorki), shkencëtari rus nuk ishte vetëm babai i bombës sovjetike me hidrogjen, i njohur në të gjithë botën, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, një disident i cili kontestonte radikalisht diktaturën komuniste, si një e tërë. Në Kinën e sotme, roli i “Saharov-it të Kinës”, duket se i qëndron më shumë çmimit Nobel Liu Xiaobo, i cili po vuan një dënim njëmbëdhjetë vjet me burg për “nxitje dhe përmbysje të pushtetit shtetëror”.
Mirëpo. Kohë të tjera, heretikët të rinj. Ai Weiwei i takon brezit të rebelëve të blogsferës në internet dhe të ashtuquajturve revolucione të Jaseminit. Si një artist, Ai Weiwei gëzon një reputacion të madh në mbarë botën (është i njohur si krijuesi i “folesë së zogut”, stadiumit olimpik të Pekinit). I vendosur dhe modern, Ai Weiwei është një mjeshtër i surprizave, një provokator i pakontrollueshëm dhe komunikues, një person që e do jetën në të gjitha format e saj. Ai është përfshirë në raportimin e skandaleve të ndryshme, rast pas rasti dhe goditje pas goditjesh, në mbrojtje të viktimave të tragjedive duke i cituar me emër dhe mbiemër, sesa duke bërë thirrje për një ndryshim të tërë sistemit. Në maj 2008, pas tërmetit që goditi provincën Siçuan, që pati më shumë se 80 mijë vdekje, Ai Weiwei krijoi një grup me dhjetëra vullnetarë për të nxjerrë një listë të fëmijëve të vdekur të shtypur nga shkollat e tyre. Një risi në Kinë: deri atëherë, viktimat kishin mbetur gjithnjë anonime, qeveria injoronte vuajtjet e qytetarëve dhe preferonte të mos i zbulonte emrat e tyre, duke kaluar me një sfungjer shkaqet e vërteta të aksidenteve dhe përgjegjësive të autoriteteve lokale. Pra, në gusht të vitit 2009, kur Tan Zuoren, i cili kishte fotografuar ndërtesat e shkatërruara për të provuar me fakte neglizhencën dhe përgjegjësinë e korrupsionit në ndërtimit të tyre, u arrestua dhe u dënua për “shqetësim të rendit publik”, kurse Ai Weiwei udhëtoi për në Chengdu për të ndjekur gjykimin e tij. Një natë më parë, disa policë bastisën dhomën e hotelit të artistit, duke e goditur dhunshëm në kokë dhe mbajtën të gjithë anëtarët e grupit në arrest deri në fund të seancës. Dy javë më vonë, ndërsa ai ishte në Mynih të Bavarisë për një ekspozitë, Ai Weiwei u shtua në spital për një hemorragji në tru. Dhe nëse ai është ende gjallë, është mbi të gjitha për meritë të efikasitetit të spitaleve gjermane. Nga viti 2009 deri më sot, Ai Weiwei ka denoncuar arrestimin e disa blogerëve, shkrimtarëve dhe avokatëve të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave civile. Ai u përpoq t’ju japë ndihmë prindërve të fëmijëve të helmuar nga melamina e gjendur në qumësht, dhe mbështet të varfrit që janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre për t’u bërë vend qendrave rekreative, fushave të golfit dhe rrokaqiejve gjashtëdhjetëkatëshe... Në sajë të një përdorim të kujdesshëm të rrjetit social “Twitter”, Ai Weiwei ka arritur të kapërcejë barrierat e censurës duke promovuar "bankete" spontane në qytetet e mëdha provinciale me qindra pjesëmarrës. Kështu është bërë i njohur për publikun e gjerë kinez, që e kanë quajtur atë, duke luajtur me homofoninë e karaktereve, Ai Weilai (Dashuri për të ardhmen). I gjithë ky popullaritet, për shkak të shkaqeve fisnike të mbrojtura nga Ai Weiwei, nuk mund të tolerohej më tej nga qeveria komuniste, tani që aroma e Jaseminit po fillon t’ua japë në kokë edhe kinezëve. Mburoja e babait të Ai Weiwei, Ai Qing, poeti më i famshëm i viteve 50-të nuk është më një garanci për imunitetin nga zemërimi i udhëheqësve kinezë. Ashtu si gjyshi i tij, Ai Qing, i dënuar nga Mao me njëzet vjet punë të vështirë dhe më pas i rehabilituar në fund të viteve 70-të, ishte i famshëm për sinqeritetin e tij dhe për origjinalitetin. Jo pa këto lidhje të shquara të Weiwei kurrë nuk do të kishte gëzuar një tolerancë të tillë nga autoritetet, për kaq kohë. Më 3 prill 2011 këto autoritete kanë ndryshuar regjistër. Në kohën e Saharov-it, shoqëria ruse - e varfëruar, pa jetë dhe vuajtje - jetonte në kujtimin masakrave të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore dhe Gulagëve. Shoqëria aktuale Kineze civile, megjithatë, është zgjuar në një ekonomi në aktivitet të plotë, dhe të mbytur nga korrupsionit. Prandaj rreziku vjen nga ky element i pakorruptueshëm si Ai Weiwei për Byronë Politike. Një paralajmërim brutal për të shkaktuar dhimbje për kokë të nxehtë nuk është i pari dhe as fundit i këtij lloji. Kush nuk gëzon reputacionin e njëjtë si Ai Weiwei është zhdukur me urdhër të autoriteteve, duke u zhduken në ajër, apo ka shenjat e torturave të tmerrshme. Një nga shumë viktimat e këtij sistemi është Ni Yulan, një avokate e angazhuar për të drejtat civile: gjatë kohës së burgimit asaj i kanë thyer këmbët dhe gjunjët. Yulan ka humbur përdorimin e këmbëve të saj, por u arrestua përsëri për “ndërhyrje në veprimtarinë e administratën publike”. Ata që arrijnë të ikin përtej kufirit marrin kërcënime për bashkëshortët e tyre, dhe në veçanti fëmijëve, të cilët mund të bëhen pengje, ose viktima: në vendin ku një fëmijë i vetëm është një shantazh i përhershëm. Ai Weiwei kujtohet vazhdimisht që ka një fëmijë dy vjeç, dhe shtypi zyrtar publikon foton e tij. Si për t’i kujtuar se është ... Ai Weiwei është frikësuar? Është bërë i gatshëm për të mësuar, siç thonë mediat në Pekin? Me sa duket jo. Më 9 gusht, në rrjetin social Twitter ai ka shpallur një apel në favor të dy të burgosurve: “Nëse ju nuk merrni fjalën ... jo vetëm që jeni në gjendje për të mbrojtur çdo nocion të drejtësisë dhe barazisë, por ju nuk keni respekt për veten tuaj”. Mes disidencës dhe diktaturës, loja e maces me miun shkakton shumë turbullira dhe të papritura. Policia është një mace me thonj tigri, që përfiton në mënyrë të paskrupullt nga plotfuqishmëria e saj. Fakti mbetet, megjithatë, se në rrethana të favorshme, minj të zgjuar mund të ndryshojnë situatën, si në rastin e Europës Lindore, nga Gjeorgjia, Tunizia dhe Egjipti. Saharov, Liu Xiaobo, Ai Weiwei janë të bashkuar nga e njëjta luftë.
André Glucksmann, 68 vjeç është një filozof francez, kurse Marie Holzman është një nga njohëset më të mira të çështjeve të Kinës
Marrë nga Corriere della Sera