English

Bulqiza, PD: Rama konfirmoi edhe një herë se përçmon shqiptarët

Tiranë, 21 gusht 2011, NOA – Partia demokratike ka reaguar pas letrës së hapur që kryesocialisti Rama publikoi për situatën në Bulqizë.

Në dekaratën për shtyp të selisë blu theksohet se Rama, shpalosi sërish fjalorin dhe mentalitetin e tij identitk me të etërve të tij.

‘Ai faktoi se as disfata e radhës në zgjedhjet locale të 8 majitnë tërësi, as disfata personale e katërfishtë e z. Rama në Tiranë në këto zgjedhje, nuk kan bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën. Në pamfletin e tij bajat, të mbushur me vrer dhe fjalë kazani,ndaj kundërsdhtarit të tij, z. Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interest ë jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi”, vijon deklarata e PD-së.

“Partia Demokratike i kujton edhe një herë z. Rama se fjalori i tij plot shpifje, sharje e trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më datë 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata

të Tiranës në veçanti, që i rezervuan z. Rama, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij dhe humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi, rrugën e vetmisë së z. Edi Rama”, përfundon qëndrimi zyrtar i selisë blu.

a.q/NOA

KOMENTE