English

E treta e vërteta, mbyllet procesi në komunën Shalë

Shkodër, 21 gusht 2011, NOA – Banorët e komunës së Shalës në qarkun e Shkodrës, iu drejtuan sot për herë të tretë kutive të votimit. KZAZ njoftoi zyrtarisht se në orën 19.00 qendrat e votimit në këtë komunë u mbyllën duke shënuar kështu fundin e procesit, i treti ky brenda 3 muajsh. Kjo sepse zgjedhjet e mbajtura në 8 maj u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik. Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty më 21 gusht. Procesi i votimit sot në Shalë nisi në orën 07:45 minuta, dhe është votuar në 5 qendra votimi. Komuna Shalë ka 1800 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa fluksi më i madh është vërejtur në qendrën e votimit në breg të lumit. Në komunën Shalë , kandiduan për kryetar komune demokrati Dede Tonaj dhe socialisti Balë Vuksani. a.q/NOA

KOMENTE