English

Egjipti, sqarime nga Izraeli për incidentin në kufi

Egjipt, 21 gusht, NOA - Qeveria e përkohshme egjiptiane i ka cilësuar deklaratat e keqardhjes së Izraelit lidhur me konfliktin, që shkaktoi vdekjen e paqartë të pesë ushtarëve kufitarë egjiptianë si të pamjaftueshme.

Në të njëjtën kohë kabineti në Kajro kërkoi nga Izraeli propozime konkrete për një hetim të përbashkët të incidentit kufitar ditën e enjte. Incidenti ndërkohë ka shkaktuar një mosmarrëveshje serioze politike mes vendeve fqinjë. Kajro kërkoi një ndjesë zyrtare dhe kërcënoi me tërheqjen e ambasadorit të saj. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, të shtunën kishte shprehur keqardhjen e tij që pjesëtarë të forcave egjiptiane të sigurimit kishin humbur jetën gjatë një shkëmbimi armësh mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë në kufi.

NOA/DV

KOMENTE