Newcastle – Vogëlushja britanike Summer Whelan sapo ka mbushur një muaj që ka lindur dhe tashmë i duhet të shkoje te dentisti. Lindur më 20 korrik në Newcastle , në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ka dalë në jetë me dy dhëmbët e parë.
Dy dhëmbët e parë, kanë shokuar mami Karen, 31 vjeçe dhe babi Andy, 35 vjeç, tashmë prindër të dy fëmijëve të lindur pa dhëmbë. Por gjyshe Shirley, 76 vjeçe, nëna e Andy, erdhi në botë me të njëjtat karakteristika që tani ja ka “kaluar” mbesës. Fotot e vogëlushes me dy dhëmbët e parë kanë filluar të qarkullojnë në internet.
Ka qenë mamia, e cila i ka këshilluar prindërit ta çojnë vogëlushen te dentisti. Vizita ishte e gjatë, por dentisti ka qetësuar prindërit e vajzës se çdo gjë shkon në rregull. Normalisht, dhëmbët e parë dalin pas 6 muajsh.
"Lindja e një fëmije me dy dhëmbë është jashtëzakonisht e rrallë dhe ne nuk disponojmë shifra”, kanë thënë ekspertët.
a.e./NOA