English

Femrat konsumojnë njësoj alkool sa meshkujt, alarmi ka filluar

Londër, 21 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Gratë britanike kryesojnë në listën e një kampionati evropian të femrave që konsumojnë më tepër alkool.

Sipas studimit të BE-së, femrat britanike konsumojnë një sasi të njëjtë alkooli me meshkujt.

Në çdo vend tjetër, meshkujt kryesojnë ndaj femrave në pirjen e alkoolit, me një raport nëntë me një.

Ekspertët shpjegojnë se shkak për shifrat tronditëse janë pavarësia financiare dhe rritja e një brezi, të cilët mendojnë se një natë e mirë është të pirit në harresë.

Ata thanë se shumë gra janë duke u përpjekur të imitojnë yjet ose modelet e fotografuara të pira duke rënë nga pub-i apo nga klubet.

Zakoni i pirjes së alkoolit, shkakton dëme të mëdha në zemër dhe mëlçi, sidomos kur alkooli përhapet në sasi të njëjta për disa ditë.

Gratë gjithashtu janë më shumë në rrezik, pasi trupat e tyre janë më pak të aftë për të përballuar goditje të forta.

Gjithashtu konsumimi i alkoolit mund të çojë në dhunë, në shtatzëni të paplanifikuar, në prishje të marrëdhënieve dhe në shfaqje të problemeve në punë.

Rezultatet vijnë nga një studim i bërë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Spanjë, Portugali, Estoni dhe Slloveni.

Ata të cilët u vlerësuan se konsumonin alkoolin për shkak të shqetësimeve, u përjashtuan nga studimi, duke lënë në studim 6. 500 konsumues “normal” të alkoolit.

Në përgjithësi, 4.5 për qind e grupit të të kualifikuarve u shprehën se pinin për qejf.

Kjo do të thotë se ata kishin konsumuar rreth gjashtë ose më shumë pije në një të ulur në ambient festiv, të paktën një herë në muaj.

Kjo pije mund të ketë qenë një birrë, një gotë e madhe vere apo pije të tjera alkoolike.

Shkalla është më e lartë e konsumimit të alkoolit përkoi me Holandën, ku 8. 4 për qind u kualifikuan se pinin për qejf.

Por Britania nuk mbetej prapa, me një rezultat prej 8. 1 për qind.

Spanjë, meshkujt konsumonin alkoolin në një raport nëntë me një, në krahasim me femrat.

Profesor Mark Bellis, ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në alkool, ka thënë: “Njerëzit nuk i kuptojnë rreziqet që lidhen me alkoolin. ” Profesori, i cili gjithashtu këshillon qeverinë britanike, se duhet të tregojë një kujdes më të madh në politikat e alkoolit dhe nuk duhet të shërbejë alkool në mënyrë të paligjshme në një pub.

Instituti i Studimeve të Alkoolit, paralajmëroi femrat, se konsumimi në shifra kaq të larta i alkoolit, po kërcënon shëndetin e tyre dhe prezantimin e kombit.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE