Një 17 vjeçar turk ka vrarë dy gra britanike pasi nuk është lejuar që të martohet me vajzën e njërës prej viktimave.
Dy pushueset Marion Graham dhe Kathy Dinsmore, të dyja nga 53 vjeç janë marrë me forcë në pyll, afër Izmirit, dhe më pas adoleshenti turk i ka goditur dhe më pas prerë fytin.
Reçep Çelik kishte kërkuar të martohej me vajzën e Marion Graham, Shanon e cila është vetëm 15 vjeçe.
Britaniket ndodheshin në Turqi për pushime, dhe gjatë kësaj kohe Çeliku i cili punon si kamerier ka pasur një lidhje me Shanon.