Elbasan, 21 gusht 2011, NOA – Një 50-vjeçar nga qyteti i Elbasanit i ka dhënë fund jetës së tij sot pas mesditës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Viktima është Fatmir Hoti, banor në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit.
Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se Fatmir Hoti ishte në gjendje të dehur, porse ata nuk e kishin marrë me mend se ai do të ndërmerrte aktin tragjik.
Efektivët e komisariatit të Elbasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarët e tij dhe banorët e pallatit.
Blutë e Elbasanit po hetojnë rrethanat që e çuan Fatmir Hotin në vetëvrasje.
mit/NOA