Qeparo, 21 gusht 20111, NOA – Mbështetje e qeverisë shqiptare për zhvillimin e turizmit ka marrë këtë fundjavë një formë të re. Ministria e Mbrojtjes për të dytin vit rradhazi po mbështet nismën për pushimet në kampingje, duke vënë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë, që kanë përzgjedhur kampingun në natyrë për të kaluar pushimet në komunën Qeparo, 20 çadra për një kapacitet akomodues 100 vendesh. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë vizitës që bëri në kampingun rinor ka takuar organizatorin e këtij projekti, Spiro Cura, të rinj pushues dhe banorë të komunës Qeparo. Gjatë vizitës në kamping Ministri Imami ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të këtij projekti si për të rinjtë shqiptarë, promovimin e turizmit, por edhe për ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare.
“Ne po përpiqemi ta krijojmë këtë traditë në mënyrë që edhe studentët tanë , djemtë dhe vajzat e ushtarakëve tanë mund ta gëzojnë edhe ata këtë kënaqësi. Kjo është ideja e një bashkëpunimi të mirë midis ushtrisë dhe kësaj organizate dhe pushtetit lokal , kjo na vlen ne, ju vlen edhe këtyre, sigurisht edhe për një emër të mirë, për një kamping të mirë dhe të qetë”, nënvizoi Imami.
a.q/NOA