English

Kanada, rrëzohet aeroplani i udhëtarëve, vdesin 12 persona në bord

Toronto, 21 gusht 2011, NOA - Një aeroplan udhëtarësh është rrëzuar në rajonin Arktik të Kanadasë, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve në bord. Policia kanadeze thotë se aeroplani Boeing 737 me 15 persona në bord u rrëzua të shtunën pranë Gjirit Resolute në territorin Arktik të Nunavut.

Linja ajrore First Air, konfirmoi aksidentin, duke thënë në një deklaratë se komunikimi i fundit me avionin ishte kryer në orën 12:40 sipas kohës vendore, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Resolute.

Komisioni kanadez për sigurinë e transportit po heton shkakun rrëzimit.

Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Yellowknife në veripërëndim për në Gjirin Rezolutë për të vazhduar mandej për në ishullin Ellesmere.

VOA/NOA

KOMENTE