English

Martohet djali apo vajza, sa shumë po harxhojnë prindërit

Prindërit e çifteve që martohen, janë duke shpenzuar më shumë se kurrë për rrobat e tyre

Tiranë, 21 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Për shumë femra, të pasurit të njëjtën stil me vjehrrën dhe mbajtja e gjërave të përzemërta me njëra tjetrën, mund të jetë një ndër aspektet më të mira të testimit të jetës në martesë.

Ndërsa për disa të tjera, duket se beteja mes tyre, fillon në lidhjen me martesë.

Studimet tregojnë se, vjehrrat e kanë harruar detyrën themelore të tyre, atë të prapaskenës së nuses, pasi janë duke shpenzuar shuma rekord për veshjet e tyre, duke rënë gjithnjë e më shumë në sy ditën e madhe të dasmës.

Ndërkohë që shumica e nuseve i është dashur të bëjnë disa kursime në shpenzimet e dasmës, vjehrrat janë duke paguar një faturë prej pse jo, deri në 50 mijë lekë të rinj, në përpjekje për të kërkuar më të mirën e tyre për këtë rast.

Duket se ka një rritje të madhe sepse po t’i referohesh pesë viteve më parë, fatura përmbante 20 mijë lekë shpenzime.

Po të krahasohet kostoja e përgjithshme e shpenzimeve të bëra për një dasmë, ka pësuar një rënie.

Shifrat tregojnë se në vitin 2008, shpenzimet ishin afërsisht 2.5 milionë lekë ndërsa aktualisht shpenzimet shkojnë deri në 1.8 apo 2 milionë lekë.

Mjafton të llogarisësh se fustani i nuses nëse do të blihet kushton nga 100 mijë deri 600 mijë lekë kurse nëse do të merret me qira shkon deri në 100 mijë lekë.

Po t’i shtosh këtu shpenzime të ndryshme që çdo dasmë kërkon ato arrijnë në jo më pak se 500 mijë lekë.

Sa për darkën e dasmës, ajo luhatet nga 2800 lekë deri në 4500 lekë për person e kështu nëse do të ftohen mesatarisht 150 vetë, vetëm darka kushton nga 420 mijë deri në 675 mijë lekë.

një kthesë ironike, arsyeja kryesore për rritjen e faturave të dasmës, tek vjehrrat, duket se është numri në rritje i divorceve dhe i martesave të dyta. Kur u pyetën në një sondazh pse ata donin të dukeshin të veçanta, 39 për qind e nënave të nuses apo dhëndrit, thanë se ata ishin në konkurrencë me gruan e re të burrit të tyre të mëparshëm, ose me të dashurën.

Gati 80 për qind e grave në pyetje u shprehën se qëllimi i tyre kryesor për veshjen e ditës së martesës së fëmijëve të tyre ishte që të dukeshin më të reja.

Ekspertët socialë të mirësjelljes, japin këtë sugjerim: “Bëhuni sa më elegante, ashtu siç juve ju pëlqen, por kjo duket si një prapaskenë jo e këndshme për nusen, në ditën e saj të madhe”.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE