Nga David Ignatus
Robert Gates u largua nga Pentagoni në fillim të korrikut, por ekipi i ri i sigurisë kombëtare që do te marrë përsipër detyrën këtë verë është kryesisht krijim i Gates duke reflektuar ndikimin e pazakontë tё një sekretari republikan të mbrojtjes, në formimin e personelin tё administratës dhe politikave tё Obama-ёs. Rekomandimet e Gates kanë përcaktuar shumicën e pozicioneve kryesore në Pentagon. Kandidatët qё Gates përcaktoi si tё paaftë për anëtarë të ekipit sipërmarrës, “ngelen buzë rrugës”, pavarësisht mbështetjes fillestare nga Shtëpia e Bardhë. Siç ishte edhe rasti me gjeneral James Cartwright, ish- zëvendës kryetar i Shefave të Përbashkët, detyrë e cila ju refuzua, sepse Gates argumentoi se ai nuk ishte personi i duhur. Leon Paneta, sekretari i ri i mbrojtjes, do të drejtojë një ekip që është kolegjial dhe i pëlqyeshëm, dy cilësi qё Gates çmon pa masë. Çështja qё mbetet për tu parё është forca e anëtarëve tё saj pёr tё berё gjёnё e duhur, për ti thënë jo burokracive tё Pentagonit, që shquhen për shkëmbim favoresh politike dhe tregtare. Sekreti i Gates ishte aftësia e tij për të imponuar llogaridhënie dhe metodave tё tij tё “frikshme” por tё “mençura” qё të trembë vartësit,me synim respektimin dhe përmbushjen e urdhrave tё tij.
Kjo aftësi do të jetë vështirë për t’u “trashëguar”. Gates, vitin e kaluar vendosi se Panetta do të ishte pasardhësi i denjë. Si drejtori i CIA-s, Paneta kishin marrë pjesë në çdo vendim të rёndёsishёm, që nё fillim tё vitit 2009; kështu që nuk do të kishte nevojë për ”mësime”. Për më tepër, Gates ishte impresionuar nga “lufta e fuqishme” e Paneta-ës për të mbrojtur personelin e CIA-s. Ai besonte se Sekretari i Mbrojtjes duhet të jetë një” avokat” për trupat nё zonat sё luftës, kështu qё, ai e konsideronte atë si shpirti binjak.
Një tjetër
plus i madh ishte ekspertiza dhe përvoja e Panetta-ës në çështjet e buxhetit, si
një ish- drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe të Buxhetit. Ndërsa Gates u dërgua në Pentagon në vitin 2006 për të "rregulluar Irakun," prioriteti kryesor i Panetta-ës do të jetë "rregullimi" i Buxheti ushtarak, duke menaxhuar zvogëlimin e shpenzimeve në mënyrë që tё mos “dobësohet” siguria e SHBA-ve. Kjo është
një detyrë e rëndësishme , e cila do të testojë aftësinë e Panetta-ës për tё thënë jo. Gates arriti të gjejë
një ekuilibër midis mbështetjen se trupave dhe mbajtjes nёn kontroll tё zyrtarëve tё lartë.
Kjo detyrё do të jetë
një sfidë për Paneta-ën, reagimi fillestar i të cilit ndaj bombardimeve tё dhjetorit tё 2009-ёs,( sulmeve vetëvrasëse nё
një bazë ushtarake të CIA-s në Khost,
Afganistan), ishte për të shmangur atë që disa zyrtarë të CIA-s thanë se ishte
një kritikë e merituar, ndaj anëtarëve ”mashtrues” të agjencisë. A do të ndërmarrë veprime në terren ai, pasi hetimi për rënien e
një helikopter Chinook në
Afganistan tё jetё kryer,helikopter nё tё cilin u vranë 22 marinës amerikanë?
Aty ku Gates ishte i “I shpejtë”dhe i ”vrazhdë”, Paneta është i “ngadaltë” dhe “llafazan”. Dhe atij i pëlqejnë shumë konferencat e informimet e shumta: Ai ka
një "takim në mëngjes" tё përditshëm, me
një duzinë ndihmësish tё lartë dhe
një "grup operacional",takimi me tё cilët behet
tre herë në javë, për të diskutuar operacione tё “ndjeshme”. Të dyja kёto janë nisshmёri nga Gates, tё cili i pëlqente të “gëlltisë” raportimet me shkrim. “Fiksimi” i Gates në zgjedhjen e gjeneralit Martin Dempsey për të zëvendësuar Admirali Mike Mullen si kryetar i Shefave të Përbashkët, ishte shumё i saktë. Për muaj me radhё, dukej se Cartwright,
një detar i mençur, kishte
një “mangësi” ose “bllokim” në punë. Presidenti Obama dhe stafi i tij i lartë ishin magjepsur nga shpjegimet e Cartwright nё lidhje me kompleksin e teknologjisë qё përcaktonte fushën e mbrojtjes. Problemi i Cartwright-it, sipas disa zyrtarëve të lartë, ishte se ai kishte zhvilluar
një reputacion si "ujku i vetëm", i cili nganjëherë nuk bashkëpunonte me kolegët e tij. Shumë është bёrё e thanë për 2009-ën, mbështetjen e tij për të kufizuar opsionet kundër terrorizmit në
Afganistan, në kundërshtim me pikëpamjet e Gates dhe Mullen. Por problemi është mё i thellë: Cartwright kishte
një marrëdhënie me” gjemba” me Mullen dhe shefat e tjerё mbartin disa pikëpyetje, nëse nё tё vërtetё ai do të ishte një”burim” i besueshëm për pikëpamjet e tyre. Madje edhe në
një nivel me”katër yje”, ushtria është një” strofull e rrezikshme”, ku edhe "yjet" paguajnë
një çmim. Duke u bazuar nё arritjet dhe vendimet e marra nga Cartwright ,Gates doli ne konkluzionin se kritikët kishin të drejtë dhe se zëvendëskryetari kishte dhënë “këshilla” Shtëpisë sё Bardhë pa njoftuar mё parё kolegët e lartë. Kjo ndodhi kur Dempsey, i cili kishte impresionuar Shtëpinë
e Bardhë me”aktrimin e shkëlqyer” si komandant, u shfaq si pasardhës i Mullen -it. Thashethemet se Cartwright është ’produkt” i
një fushatë tё avancuar,janë pëshpëritje e thashetheme të pabaza e tё gabuara; Gates, thjesht bindi Shtëpinë
e Bardhë që Dempsey do të ishte
një udhëheqës mё i mirë. Largimin i Cartwright do të krijojë
një boshllëk tё madh. Pasardhësi i tij si zëvendës kryetar, Adm. James Winnefeld, është
një oficer mё i “preferuar”,por ajo qё i mungon si kryetar është “zotërimi” i teknologjisë, tё cilёn Cartwright e posedonte nё mёnyrё unike. Kjo do tё mbetet diçka e pazëvendësueshme dhe sidomos me
një buxhet tё sforcuar dhe përpjekjeve tё Pentagonit për të vlerësuar teknologjitë e reja qё do tё përdoren nё aspektin ushtarak. Gates ishte
një nga sekretarët mbrojtjes më efektiv tё kohërave moderne. Ai u përpoq, qё në muajt e tij të fundit të paraqes
një Pentagon sipas imazhit tё tij. Por faktori-X, ishte sjellja e çuditshme, gjaknxehtësia, përvoja e madhe e Gates, dhe ata arritën tё përvetësonin vetëm
një nga këto cilësi.