Tiranë, 21 gusht, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 20 gusht 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Kandidati i PD falsifikoi firmën e Kosovrasitit”, i cili flet për rastin e abuzimit të një kandidati të pushtetit vendor. Disa tituj të tjerë janë; “Turqia, tekstet shqip të historisë na fyejnë”, “Letër e hapur nga Edi Rama: Që Bulqiza të fitojë mbi skllavërinë”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Dalin nga greva, minatorët negociata me specialët nën tokë”, i cili flet për përfundimin e grevës 27 ditore në Bulqizë. Disa tituj të tjerë janë; “Gjykata francezi i jep Pangos 1 euro për prishje imazhi”, “Malaj: Duhet më shumë demokraci brenda partive”, “Lirohen dy të rinjtë që vodhën pas seksit amerikanen”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Censusi, Kuvendi fsheh tabultatet”, i cili pasqyron deklaratën e djeshme të Aleancës Kuq e Zi në lidhje me votimin e ligjit të regjistrimit të popullsisë. Disa tituj të tjerë janë; “Kërcënimi i Metës, hetohet konflikti me një biznesmen”, “Forcat speciale “çlirojnë” minierën, ndalet greva 27-ditore e urisë”, “PD kundër ODIHR: Përbërja e KQZ nuk ndryshohet”, “Greqia në krizë, fonde për shkollat në Shqipëri”.
Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Tension Greqi-Shqipëri, lekë shkollave greke në Himarë”, i cili flet për debatin në lidhje me shkollat greke. Disa tituj të tjerë janë; “Kristo Frashëri: Prokopi i Cezaresë i vetmi që i cilësoi ‘epiriotët’ helenë”, “Ushtaraku pa bisturi, mjekët: Pacientët i blejnë vet”, “Kapen 80 kg dotnë në Itali, dy shqiptarë në pranga”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “LSI: Kushtetuta, alibi e PS për të mos kryer reformat, i cili pasqyron deklaratën e bërë dje nga numri dy i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Disa tituj të tjerë janë; “Petro Koçi: Hyrja në Kuvend do të korrigjojë betejën e opozitës”, “Mbyllet greva e Bulqizës, minatorët dalin nga nëntoka”, “Alda Metko: Mërzitem shpejt, por nuk e shpreh”, “Editoriali/Edi Rama: Që Bulqiza të fitojë mbi skllavërinë”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; PR@noa.al.
a.k/NOA