English

Sezon uraganesh në oqean, 3 shtete në alarm

Porto Riko, 21 gusht 2011, NOA - Ishulli i Porto Rikos ka nxjerrë një paralajmërim për uragane, ndërkohë që po afron stuhia tropikale Irene nga lindja, e cila ka sjellë shira të rrëmbyer në këtë rajon të Karaibeve.

Meteorologët thonë se stuhia Irene, që shoqërohet me erëra deri në 85 kilometra në orë, mund të shndërrohet në uragan nesër.

Republika Domenikane ka nxjerrë gjithashtu një paralajmërim për uragane në brigjet jugore. Edhe Haiti po përgatitet për afrimin e stuhisë. Irene është e nënta stuhi në këtë sezon uraganesh në Oqeanin Atlantik.

a.q/NOA

KOMENTE