English

Shoqërohen në polici organizatorët e grevës së minatorëve

Bulqië, 21 gusht, NOA - Dy prej organizatorëve të protestës së minatorëve dhe grevës së urisë në qytetin e Bulqizës janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në polici. Dilaver Përkoçi, kryetar i Sindikatës së Minatorëve dhe Luan Nika, kryetari i grevës së minatorëve në minierën e Bulqizës janë marrë në pyetje sot nga forcat e rendit.

Ndalimi i tyre vjen një ditë para se drejtuesit e grevës të marrin vendimin për vazhdimin e saj. Pas 27 ditësh në greve urie, minatorët dolën nga ambientet e minierës duke i lënë dy ditë afat kompanisë koncensionare, ACR për të marrë një vendim. Nëse nuk do të ketë marrëveshje deri ditën e nesërme, minatorët do të vijojnë grevën e urisë, këtë herë jo në ambientet e minierës por në sipërfaqe.

Mbarimi i grevës u mundësua dhe nga ndërhyrja e forcave speciale dhe efektivëve të RENEA-së, të cilët ndërhynë pas dhënies së vendimit të gjykatës për nxjerrjen e tyre nga ambientet e minierës. Vendimi për nxjerrjen nga ambientet u kërkua në gjykatë nga Ministria e Ekonomisë.

a.k/NOA

KOMENTE