English

Yjet më seksi më rroba plazhi, fotot hot

Londër, 21 gusht, NOA - Gazeta “The Sun” ka bërë një klasifikim të vajzave më të bukuar dhe me seksi më rroba pazhi. Në listë bëjnë pjesë, aktore, këngëtare, por edhe ferma që janë të njohura për shkak të martesave të tyre me njerëz të botës së artit dhe të sportit. Kështu në listës është gruaja e sulmuesit anglez Roony.

Coleen Rooney, cilësohet nga klasifikimi i revistës si femër në formë të shkëlqyer. Ajo është 25 vjeç dhe merret me aktivitete të ndryshme sportive. Ndërkohë që bën pjesë të vajzat që nuk ka probleme me dietat, çka e tregojnë dhe linjat e saj.

Në renditje bënë pjesë dhe aktorja Kelly Brook. Edhe ajo vlerësohet nga gazeta si një prej aktoreve që i kushton mjaft rëndësi stërvitjes dhe mbatjes së trupit në formë. Madje konsiderohet dhe joshëse, duke kujtuar lexuesin se e ka nisur karrierën si modele për revistën Playboy.

Në listë është dhe një tjetër bionde e bukur. Aktorja 20-vjeçae angleze, Sam Faiers është cilësuar si një bukuri britanike mjaft joshëse. Ajo thotë se është e lodhur nga seria e re e një telenovele që po luan dhe se do i pëlqente të hante më shumë ushqim dhe të mos mbante dietë për rolin. “E dua ushqimin dhe i dua linjat e mia”, thotë ajo.

Në listë është dhe aktorja Miranda Kerr. Edhe pse prej një viti është bërë më fëmijë, aktorja u kushton mjaft rëndësi linjave të saj. Ndaj dhe është cilësuar si një prej trupave më të bukur të verës së vitit 2011. Ajo thotë se puna e saj i kërkon që të jetë gjithmonë elegante. “Por të ushqehem nuk është prioritet për mua, por për djalin tim”.

Një tjetër emër në listë është dhe modelja Candice Swanepoel. Ajo është vlerësuar me mjaft çmime dhe cilësohet si një prej vajzave më elegante të pasarelave.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Nora Rrushi21:00 - 04 Nëntor 2011
    po kam thene un sivjet ishte celuliti ne mode sdo komente